Aktualitet
Moti i keq në Shqipëri/ Bora vështirëson qarkullimin, izolohen banorë në Dibër
Mëngjesi i sotëm ka nisur me reshje të shumta të shiut dhe dëborës në të gjithë vendin. • Situatë e vështirë është regjistruar në akset kryesore të vendit, ku dëbora ka penguar qarkullimin e automjeteve. • Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të udhëtojnë me kujdes dhe të vendosin zinxhirët. • Në Dibër rruga e fshatit Qafë Murr është bllokuar për shkak të rënies së masave shkëmbore, duke izoluar kështu rreth 1 mijë banorë.
Dëmtohet rruga nga moti i keq në fshatin Qafë Murr, 1 mijë banorë të izoluar në Dibër
DIBËR- Moti i keq në Dibër ka bërë që një rrugë fshati të bllokohet komplet. Mësohet se rruga që të çon në fshatin Qafë-Murr është dëmtuar nga gorët e mëdhenj që kanë rënë në të. Rruga është bllokuar me një gjatësi prej 30 metras, duke e bërë të pakalueshme për çdo mjet. Nga bllokimi i rrugës kanë ngelur të izoluar rreth 1000 banorë.
TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në disa qarqe. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 13 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.