Connect with us

Politike

Shqipëria në procesin e saj të integrimit/ Ambasadori i BE në Tiranë takim me Ramën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, duke e vendosur bisedën e parë mes tyre në rrafshin e aspiratave të integrimit shqiptar në Union.

Ndër të tjera ai shprehet se është diskutuar për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE.

 

“Takimi im i parë me kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues.”, u shpreh ai.

Advertisement