Connect with us

Kronike

“Armën e futën punonjës të burgut”, Mjacaj nxjerr emrat e bashkëpunëtorëve?

Sokol Mjacaj u deklaroi hetuesve se pistoletën me mulli e ka futur me ndihmën e një punonjësi të burgut të Peqinit, rreth 20 ditë më parë, dhe e ka mbajtur të fshehur në qelinë e burgut. Mjacaj dyshohet ta ketë mbajtur armën gjate gjithë kohës ne burg, edhe në lëvizjet që kryente brenda tij, por kjo nuk është vërejtur dhe nuk është konstatuar në kontrolle nga punonjësit e burgut.

Sipas hetimeve te deritanishme nga Prokuroria e Elbasanit, një pjesë e kamerave të sigurisë dhe skaneri në burgun e Peqinit nuk kane punuar për gjashtë ditë dhe janë rregulluar disa ditë më parë.

Pak orë pas vrasjes se të dënuarit nga Mjacaj, me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha si dhe 11 zyrtare të tjerë te burgut të Peqinit. Sipas Prokurorisë së Elbasanit, ka dyshime se punonjësit e shërbimit nuk kanë përmbushur detyrat, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, gjate daljes se të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë, në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme.

Prokuroria e Elbasanit njofton, se Sokol Mjacaj, ka qenë i transferuar në ambientet e regjimit 41Biz, ndërsa më pas është transferuar në godinën “B” në burgun e Peqinit, ku rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik. Ndërsa përgjegjësit e informacionit të burgut dyshohet se nuk kanë njoftuar ngjarjen e ndodhur në policinë e Elbasanit apo Komisariatin e Policisë Peqin.

Sokol Mjacaj, gjatë marrjes në pyetje për krimin, ka thënë se e qëlloi Arben Lleshin për shkak të një konflikti që kishte me të brenda burgut, pasi pretendonte se Lleshi nuk e ka lejuar të transferohet në sektorin ku vuante dënimin. Megjithatë këto deklarata nuk kane bindur grupin hetimor, të cilët si pistë kryesore kanë atë të një vrasje me porosi nga jashtë burgut, për hakmarrje.

Në prill të viti 2012, Arben Lleshi vrau në Britaninë e Madhe mikun e tij, Agim Hoxha dhe më pas dogji trupin e tij në një makinë. Familja Hoxha ishte betuar për hakmarrje, ndërsa në fisin Lleshi, prej asaj kohe ka disa të vrarë.

Për llogari të hetimeve per vrasjen e Arben Lleshit në burgun e Peqinit u shoqëruan edhe 4 pjesëtarë të familjes Hoxha nga Mati, që dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Zyrtarisht policia njoftoi se vrasjen në burgun e Peqinit ndodhi rreth orës 13:52 të së premtes. Sokol Mjacaj ka qëlluar në drejtim të dy të dënuarve për jetë, nga dritarja e qelisë, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe te plagosur Indrit Shaqjen.

Kronike

U kap me 113 mijë euro në Audi/ Kush është ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK?

SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për Altin Morinën, ish-efektivi i RENEA-s i cili u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.

43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz.

Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plastmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

Altin Morina, dyshohet se ka lidhje me gurpin e Ervis Martinajt. Pak ditë para se të arrestohej ai u pa në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.

Kush është Altin Morina?

39-vjeçari është prej vitesh pjesë e strukturës policore. Karriera e tij ka nisur në strukturën e sotme të AMP, (Agjencia e Mbikqyrjes Policore), ish-SHÇBA e dikurshme. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

Deri më tani nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK mbi urdhër arrestet e ekzekutuara për personat që akuzohen si të implikuar në ngjarje të rënda që përfshijnë vrasje, apo organizata kriminale. Ndërkohë raportohet se i gjithë operacioni është vazhdimësi e hetimeve për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të jetë mister.

Continue Reading

Kronike

Kush janë tre ish-zyrtarët e lartë të policisë që SPAK ka lëshuar urdhër-arrest, njëri prej tyre “personazh” i njohur

Zbulohen emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë së shtetit, për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër-arrest, në sajë të megaoperacionit.

Urdhër-arrest është lëshuar për Henrigert Mitrin, ish-drejtues i Policisë së Lezhës, Klodian Jasharin, si dhe Altin Morinën ish-efektiv i RENEA.

Ky i fundit është një emër i njohur edhe për publikun, pasi është ndaluar edhe disa muaj më parë nga policia, pasi iu gjetën 113 mijë euro në mjetin luksoz.

Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro ishin të mbështjella me qese marketi. Para uniformave blu Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë.

Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e Kodrës së Diellit kur ndërhyri policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.

Edhe në fillimet e karrierës së tij Altin Morina është vënë në pranga pasi kundërshtoi kolegët e tij teksa ishte duke punuar si “bodyguard” në një lokal nate në zonën e bllokut.

Continue Reading

Kronike

Masakroi për vdekje gruan/ Eduart Denaj blen birra në market: Ma hap pak televizorin, dua të shoh lajmet

Të tjera pamje janë publikuar nga mediat greke, që hedhin dritë mbi vrasjen makabre të 40-vjeçares shqiptare nga dora e të shoqit, Eduart Denaj, me të cilin ishte në proces divorci.

Ai i ka zënë pritë në rrugën që e dinte që ajo kalonte për të shkuar në punë, rreth orës 5 të mëngjesit, dhe e ka masakruar me thikë. (VIDEO)

Pas krimit autori ka shkuar në një hotel, ka qëndruar disa orë, ndërsa para se të dilte, i ka kërkuar recepsionistes që t’i ndizte televizorit, për të parë lajmet. Me siguri po kërkonte të dinte nëse mediat kishin nisur të flisnin për krimin që ai kishte kryer.

Më pas ka dalë nga hoteli dhe ka ecur për rreth një orë me këmbë, ku ka ndaluar më pas një market. Me një qetësi të frikshme, ai është futur brenda, ka blerë disa birra dhe është larguar.

Kujtojmë se ai u vu në pranga nga policia në një godinë në ndërtim e sipër në Athinë, dhe u gjet në gjendje të dehur. Pas dëshmisë së dhënë në polici ai deklaroi se nuk pendohej për krimin pasi sipas tij, e shoqja e kishte tradhtuar dhe se i “hante paratë”.

Continue Reading

Kronike

Vrau guan në Athinë, avokatja e familjes së 40-vjeçares: Vajzën e quante prostitu*ë,

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në Greqi.

40-vjeçarja Enkelejda Danaj u vra nga burri i saj Eduart Danaj, në mes të rrugës në Athinë.

Vrasja e shqiptares në Greqi, video rrëqethëse nga debati i çiftit pak ditë para tragjedisë, ulërimat e Enkelejdës për ndihmë
Pasi e masakroi me thikë, autori u largua i qetë nga vendngjarja, ndërsa u arrestua pas disa orësh nga policia në një objekt në ndërtim, teksa ishte duke pirë birra

Por avokatja e familjes së Enkelejdës, ka zbardhur detaje të tjera nga masakra. Ajo tha për mediat greke se viktima e kishte denoncuar disa herë për dhunë në familje, por autori ishte lënë gjithmonë i lirë.

Ajo shtoi se 40-vjeçarja, për ti shpërtuar dhunës sistematike, kishte marrë edhe një kredi për të blerë një apartament.

Eduart Danaj nuk kursente ofendimet as ndaj vajzës së tij, ku e akuzonte atë se ishte bërë si nëna e saj dhe do e vriste. Avokatja thotë se vajzën e tij ai e quante edhe si një prostitutë.

“Ai abuzonte me gruan edhe në sy të fëmijëve. Ai e kishte të planifikuar më parë në mendjen e tij këtë veprim dhe ishte i vendosur për të bërë.

Ky njeri eci 5 km. Për çfarë alkooli po flasim? Zakonisht abuzuesit vendosin një maskë. Sipas vëllezërve të saj, ajo ka shkuar disa herë në polici. Kjo grua kishte marrë një kredi për të blerë një shtëpi, si mund të largohet dhe të shkojë në një strukturë?. Ai edhe vajzën e tij e quante prostitutë‘ theksoi avokatja e familjes së Enkelejdës.

Në rrefimin e tij pas arrestimit, 50-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe ka rrëfyer fije për pe të gjithë ngjarjen.

Ai ka thënë para policisë se e kishte vendosur krimin që do kryente dhe doli me paramendim në atë pjesë rruge ku ndodhi ngjarja, për të vrarë gruan e tij.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend të caktuar sepse e dija që kalonte aty, në orën 5.30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel.

Unë punoja dhe ajo hante paratë e mia. Dje mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të më hajë ai? E dija se kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti në ndërtesë”, tha thënë në rrëfimin e tij 50-vjeçari Eduart Danaj.

Continue Reading

Kronike

Mbajti ‘peng’ fëmijët në Durrës/ Flet 40-vjeçari Aleks Marku: Më sulmuan dashnorët e gruas

Shtetasi Aleks Marku, babai që mbajti ‘peng’ fëmijët për disa orë dhe qëlloi me kallashnikov, duke terrorizuar banorët në Durrës dy ditë më parë, pranë Shkëmbit të Kavajës.

“Më sulmuan dashnorët e gruas”, kështu ka deklaruar në gjykatën e Durrësit,

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj, vendosi masën arrest me burg.

Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë 3 akuza, armëmbajtje pa leje, shkatërrim i pronës dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Marash Kumbulla dhe vëllezërit Shpendi u ftuan nga Italia, zgjodhën Shqipërinë pa u menduar gjatë

Dyshohet se 40-vjeçari, ka qenë nën efektin e narkotikëve dhe është trembur nga imazhi i vetë në pasqyrë.

Në momentin e ngjarjes gruaja e tij Bardha Marku ka qenë në Itali.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING