Aktualitet
Mbreti është gjallë, Sali Berisha nuk dorëzohet përveçse po e vranë
Artan Hoxha thotë se sipas tij, Sali Berisha nuk dorëzohet përveçse ta vrasësh. “Unë thashë që e presin flakët e ferrit. Kush e ka ndarë mendjen që të ndjekë këtë linjë, të jetë i qartë se çfarë e pret. Batoni kërcet tek situata që Mbreti vdiq rreth Mbretit. Mbreti është gjallë, Sali Berisha nuk dorëzohet përveçse po arrite ta vrasësh. E vrasin dot? Po nuk e vranë do të vijojë. Sipas meje, skenari më i mundshëm është, grupi “Berishist” demokrat i cili sado që të rrudhet, do të vijojë të mbetet grupi më i madh brenda opozitës numerikisht dhe me energji, do të vijojë të përshtatet me rrethanat kur liderin e vet do ta ketë të burgsour në shtëpi, po ky regjim mund ta çojë edhe në burg. Ky regjim dhe ato interesa nuk do të ngurrojnë ta izolojnë në propocion me rezistencën që do të bëjë sepse qëllimi i tyre është asgjësimi politik me mjete jo politike. Tani, si do të jetë e ardhmja e kësaj opozite që do ta ketë liderin e vet në burg dhe sa do i rezisitojnë vështirësive. Dimë një gjë, nga përvojat e partive, partitë që liderin e tyre e kanë në burg, tenton të drejtohet në mënyrë kolegjiale, nuk gjen zëvendës”, tha ai.