Kosova
‘Serbët duhet të mësojnë në shkollë për krimet e luftës që kanë bërë në Kosovë’
Lucas Mandl, deputet austriak nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, në një intervistë për portalin zviceran në gjuhën shqipe “Albinfo”, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa fëmijët serbë duhet të mësojnë në shkollë për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Serbia duhet ta njohë Kosovën. Fëmijët serbë duhet të mësojnë për krimet e luftës në shkolla. Traumat në të dy vendet duhetë kapërcehen. Nevojitet punë aktive drejt paqes. Serbia duhet të kuptojë se ka një të ardhme të mirë nëse bashkëpunon me fqinjët e saj në vend që t’i ngacmojë ata vazhdimisht” – ka deklaruar Mandl
Kujtojmë se Serbia nuk i ka pranuar krimet e luftës në Kosovë, nuk ka kërkuar falje dhe nuk është treguar e gatshme të bashkëpunojnë me drejtësinë ndërkombëtare për t’i dorëzuar kriminelët e luftës dhe për të dhënë informacione për varrezat masive, ku janë fshehur trupat e të vrarëve gjatë luftës.
Duke folur për liberalizimin e vizave, pas më shumë se një dekade pritjeje, eurodeputeti austriak ka theksuar se kosovarët nuk kanë arsye të festojnë, sepse, sipas tij, heqja e regjimit të vizave nuk është një dhuratë, por meritë e Qeverisë së Kosovës përsa i përket reformave dhe përmbushjes së kritereve.