Politike
“E ndjeni veten përgjegjës për shkatërrimin e PD-së?”/ Basha “nervozohet” nga pyetja
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, ku foli për zhvillimet dhe synimet e PD-së për vitin 2024.
Basha u pyet nëse “E ndjeni veten përgjegjës për shkatërrimin e partisë”, ku ky i fundit u përgjigj duke thënë se ‘Nuk e pranoj premisën e pyetjes suaj’.
Pyetje: Zoti Basha më ka shkuar në 25 numri i pyetjeve në telefon…
Basha: Sot është konferencë për shtyp, jo intervistë.
Pyetje: Gjatë viteve që keni drejtuar PD-në a e ndjeni veten përgjegjës për shkatërrimin e partisë
Basha: Nuk e pranoj premisën e pyetjes suaj!