Connect with us

Kosova

Perëndimi i heq frymëmarrjen artificiale Vuçiçit/ Ja si e shohin mediat autokratin serb

“Një artist i shkathët i mbijetesës që me sukses, po rri i balancuar mes Perëndimit dhe Rusisë. Një autokrat që të vetmen ATU që ka për të qëndruar në pushtet, është zgjidhja për Kosovën. Nacionalist, instinktet politike të të cilit u farkëtuan në epokën e Sllobodan Millosheviçit” – Këto janë cilësimet që përdorin më së shumti mediat perëndimore për të përshkruar presidentin Aleksandër Vuçiç,  gjatë krizës paszgjedhore në Serbi.

Gazeta franceze ‘Le Monde’ ka shkruar se “nën kërcënimin e heqjes së mundësive të hyrjes së vendit të tij në Bashkimin Evropian, presidenti Aleksander Vuçiç, i cili fitoi zgjedhjet me parregullsi të rënda, refuzon të mbështesë sanksionet kundër Rusisë dhe nuk e ka braktisur ambicien e tij për ta rikthyer Kosovën nën kontrollin e Serbisë”.

E përjavshmja gjermane ‘Die Zeit dhe ‘Deutsche Welle’ në edicionet e tyre online e quajnë presidentin serb, një “artist të shkathët të mbijetesës”, me vlerësimin se “sa më gjatë Vuçiç synon të qëndrojë në pushtet me ndihmën e BE-së dhe Gjermanisë, aq më qartë populli serb do largohet gjithnjë e më larg nga Europa”

Në një artikull për demonstratat në Serbi pas zgjedhjeve, manipulimet zgjedhore dhe aftësinë e Vuçiçit për t’u paraqitur në Bruksel si zgjidhje për Kosovën, jo si problem, e përjavshmja gjermane ‘Zeit’  thekson se “atu-ti i Presidentit të Serbisë është zgjidhje për Kosovën”, prandaj “Brukseli është në një qetësi te pazakontë kur bëhet fjalë për manipulimet në zgjedhjet në Serbi”.

Gazetari i ‘Zeit’ shkruan se nëse Vuçic do t’i hapte rrugën pavarësisë së Kosovës, do humbiste një pozicion kyç në sjelljen e Brukselit.

Gazeta britanike  “The Guardian” e quajti Vuçiçin “një nacionalist autokratik, instinktet politike të të cilit janë farkëtuar në epokën e Millosheviçit”.

“Presidenti autoritar i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është një nga politikanët më të aftë në Ballkan ”–thotë nga ana tjetër ‘Washington Postt” në një koment editorial.

“Duke nxitur pakënaqësi ndaj Perëndimit të supozuar të pabesueshëm dhe duke u anuar me Moskën, Vuçiç shënon pikë në shumicën nacionaliste, ndërsa i përshkruan kundërshtarët e tij demokratikë si marioneta të interesave të huaja,” – vë në dukje ‘Washington Post’

Advertisement