Connect with us

Kronike

VIDEO/ “Ndal, policia!” Momenti kur arrestohet i riu që u kap me mina me telekomandë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 28-vjeçari nga Mirdita, Marian Gjoka, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik.

I riu u kap në flagrancë nga efektivët në kuadër të operacionit të koduar “Safe City”, me dy mina me telekomandë, teksa më pas në banesë iu gjet edhe një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Policia ndërmori aksionin ndaj Marian Gjokës pas një informacioni të siguruara, se ai siguronte mina me telekomandë në Mal të Zi ku dhe ishte rezident pasi punonte, dhe më pas i tregtonte ato tek grupet kriminale.

Pasi u ndalua, uniformat blu i gjetën në çantën e shpinës dy mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4. Burime për mediat bëjnë me dije se Policia ka dyshime se dy minat do shiteshin me çmim 2400 euro copa tek grupet kriminale.

Policia bëri me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në rreth tre muaj, 28-vjeçari është i shtati person i arrestuar nga Policia e Mirditës duke lëvizur me armë zjarri dhe municione luftarake, të cilat dyshohet se përdoren në ngjarje të rënda kriminale.

 

Advertisement