Pinknews
Dafina Zeqiri publikon foto romantike me të dashurin nga Maldivet
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa foto nga pushimet e saj ekzotike në Maldive, bashkë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.
Ndërsa thashethemnajat rreth lidhjes së tyre kanë qarkulluar prej kohësh në media, Dafina vendosi që mos të lërë vend për imagjinatë, duke publikuar imazhe përrallore në krah të Kreshnikut.
Në këto fotografi, çifti shihen të relaksuar dhe të lumtur, duke u shijuar diellin dhe detin në një ndër destinacionet më të mira.
Pinknews
“Veç të ndajë çiftin…”/ Çfarë do të bëjë Erjola për t’i shpëtuar televotimit?
Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.
Françeska ka biseduar me Gracianon lidhur me televotimin e kësaj jave, ku është shprehur se Erjola është më e rezikuara. Kjo pas historisë që Graciano tregoi në lidhje me mesazhet e Romeos, ‘skemës’ së tyre, për Françeskën asaj i ka mbetur vetë të ndajë çiftin sepse sipas saj publiku nuk e do më brenda shtëpisë.
Pas gjithë këtyre ti mendon se publikut i intereson ta mbajë brenda? Jemi në fund, është zbardhur çfarë ishte për t’u zbardhur. Ku do shkojë më shumë Erjola? Veç të ndajë çiftin i ka ngelur i bie…
Pinknews
“Jashtë më je lëpirë si laro”/ Degradon debati mes Romeos dhe Gracianos: Surrati jot…
Debati mes Graciano Taganit dhe Romeo Veshajt ka degraduar në ofendime mes dy djemve në shtëpinë e “BBV”.
Aktori i tha kokurrentit që i është “lëpirë” jashtë shtëpisë, duke i bërë si shok, ndërsa balerini u shpreh: “Po të isha lëpirë unë, a e din se ku do isha unë sot?”
Romeo i tha Gracianos se do të japë llogari për deklaratat e tij kur të dalë nga “BBV”.
“Surrati jot të më kërcënojë 3 ditë rresht” – u shpreh balerini i acaruar me aktorin i cili vazhdoi të tallej.
“Ik ore palaço”– iu drejtua Graciano konkurrentit, duke shtuar: “Plehrat kështu janë”
Pjesë na debati:
Romeo: Një nga arsyet pse e mendoja dy herë për tu futur këtu brenda ishin shpifësirat si puna jote që jashtë këto gjëra s’mi thonë dot në sy
Graciano: S’di them dot në sy ë? Po as s’më intereson me u marrë me ty jashtë
Romeo: Më je lëpirë si laro
Graciano: Mua ti jashtë as s’më intereso fare. Nuk lëpihem unë. Ai që lëpihet je ti
Romeo: Më je lëpihesh si laro
Graciano: Unë çfarë kam arritur i kam arrit me këto (prek këmbët dhe duart). Nuk di unë as me të ardh me tu lëpi as me të bë qefin
Romeo: Jashtë më lëpihesh ti mua
Graciano: Po të isha lëpirë unë, a e din se ku do isha unë sot?
Egla: Për çfarë arsyeje mund të të lëpihet një njeri ty? Moderator është, ka ndonjë pushtet?!
Romeo: Çfarë lidhje me pushtet? Më ka përqafuar, më ka thënë “do futemi brenda, do bëjmë këtë, atë. O sa mir do jemi”.
Graciano: Po ik o përdorues. Kujt do ti japë llogari. Hë more se ke 4 ditë që më kërcet dhëmbët. Kush është rrethi i përbashkët që do jap llogari, kush janë këta njerëz? Surrati jot të më kërcënojë 3 ditë rresht
Romeo: Zemra ime, ndihesh i kërcënuar? Po dridhesh ri?
Graciano: Ik ore palaço. Po dridhem nga ty unë? Ti je patatinë
Romeo: Ti je biskotë tagani, të bien këmbët në qumësht
Graciano: Plehrat kështu janë
Pinknews
Ka qenë e lidhur me Romeon? Motra e Erjolës zbulon të vërtetën!
Përgjatë javës së fundit, të gjithë banorët e shtëpisë kanë ngritur aludime lidhur me Romeon dhe Erjolën, teksa pretendojnë se mes tyre ka një pëlqim.
E si të mos mjaftonte kjo, Graciano në spektaklin e shkuar bëri rrëmujë me deklaratën e tij teksa shprehu se Romeo i ka shkruajtur dhe kërkuar Erjolës për lidhje gjatë momentit që kanë qenë jashtë shtëpisë.
E ndërsa sot ka reaguar motra e Erjolës lidhur me deklaratën e bujshme të bërë në shtëpi.
Ajo shprehet se ata janë rastisur në ambientet e Top-it dhe thjesht janë përshëndetur me njëri-tjetrin. Më pas shton se këtë veprim të bërë prej Gracianos nuk do ia bënte ndonjë shoqeje të saj, “ça të keqe ka se janë të dy beqarë”- shton ajo.
“Jo jo nuk është e vërtetë, Erjola nuk më ka thënë asnjëherë për këtë. Tani ata në Top Channel mund të jenë takuar. Jo, janë rastisur në ambjentet e Topit thjeshtë mirëmëngjes, mirëmbrëma… Unë nuk do ja bëja një gjë të tillë një shoqeje, ca të keqe ka se janë të dy beqarë.”
Pinknews
TRONDITËSE/ Këngëtarja Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i saj
Këngëtarja nga Kosova, Teuta Selimi ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj. Mediat në Kosovë raportojnë se brenda 48 orëve, artistja ka bërë 2 denoncime në Policinë e Kosovës.
Denoncimi i parë ndodhi në orët e para të së mërkurës, ku ajo raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Konflikti verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutë
Po ashtu, mesnatën e kaluar, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit
Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata të dy do të hetohen për dhunë në familje.
Pinknews
‘Mos ma lërë seen të lutem…”/ Ronaldo Sharka publikon bisedën e Erjolës dhe Romeos
Balerini Graciano Tagani së fundmi ka deklaruar se Romeo Veshaj i ka shkruar një mesazh Erjola Doçit jashtë “BBV”, megjithëse një gjë e tillë është mohuar nga dyshja.
Ditë e sotme miku i moderatores, Ronaldo Sharka ka postuar në InstaStory një bisede të sajuar mes dy konkurrentëve të “BBV”.
Në bisedën e sajuar në Instagram, aktori ka flirtuar me Erjolën duke e ftuar atë për kafe, megjithëse kjo e fundit nuk ka pranuar që të dalë me të, duke ia lënë seen fillimisht.
Teksa duket qartë që aktori ka insistuar që të takohet me moderatoren, Erjola ka nxjerrë pretekste të ndryshme për mos ta takuar.
Biseda:
Romeo: Erjola unë sa zbrita nga urbani i Kasharit. Do pijmë një kafe apo je me atë shoqen, Ronaldon?
Mos ma lër seen të lutem, erdha deri këtu, shkëputu pak.
Erjola: O Romeo më lër reaht se nuk jam në terezi
Romeo: Pi as për një kafe nuk ke kohë?
Erjola: S’kam kohë, do takoj Gracianon. Po deshe dil me Romeon se ai të ka fiksim
-
Pinknews22 hours ago
“Doli që kisha tumor…”/ Rrëfimi prekës i Heidi Bacit: Fatkeqësisht….
-
Pinknews23 hours ago
“E kam finalen e garantuar…”/ Ky banori i ‘BBV’ acaron Romeon me deklaratën
-
Pinknews4 hours ago
‘Mos ma lërë seen të lutem…”/ Ronaldo Sharka publikon bisedën e Erjolës dhe Romeos
-
Aktualitet23 hours ago
U mbyt në Bunë bashkë me tre fëmijët/ Zbardhen momentet e fundit të Alma Arrazit, çfarë filmuan kamerat e sigurisë
-
Kronike23 hours ago
Mbytja e nënës me fëmijët/ Bashkëshorti pjesë e grupeve kriminale? Zbardhet dëshmia e nënës së Endri Mustafës
-
Pinknews2 hours ago
Ka qenë e lidhur me Romeon? Motra e Erjolës zbulon të vërtetën!
-
Politike24 hours ago
SPAK konfirmoi rinisjen e hetimit për Olsi Ramës/ Reagon kryeministri: B-ja i vogël me gojën e madhe…
-
Pinknews3 hours ago
TRONDITËSE/ Këngëtarja Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i saj