Pinknews
A i mori 100 mijë eurot e BBVIP? Selin Bollati zbulon çfarë ndodhi me paratë
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa ka dhënë edhe një këshillë për personazhet që do të bëhen pjesë e formatit në të ardhmen.
Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Selin u shpreh se situatat që krijohen gjatë lojës nuk duhen marrë shumë personalisht. Sipas saj, pjesëmarrësit duhet ta konsiderojnë “Big Brother” si një lojë dhe një eksperiencë që ia vlen të provohet.
“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh ajo.
Gjatë intervistës, fituesja e BBVIP 5 u pyet edhe për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh dhe nëse e kishte marrë atë pas përfundimit të spektaklit.
Selin iu përgjigj pyetjes me humor, duke konfirmuar se paratë janë dhënë.
“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi ajo.