Thinking ...
Connect with us

Kronike

“Audi” përplas 69-vjeçarin me biçikletë, humb jetën rrugës për në spital

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një automjet ka përplasur një 69-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 18-vjeçar me inicialet A. G., ndërsa viktima është identifikuar me inicialet Xh. Ç. Pas përplasjes, 69-vjeçari është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, por për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore është nisur për trajtim të specializuar drejt Tiranës.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Advertisement