Kronike
Ishte ‘koka’ e një grupi trafiku droge, arrestohet i riu në Rinas
Shtetasi maqedonas Valmir Etemi nga Struga është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë. Abc News mëson se ai është arrestuar para fluturimit për në Bazel të Zvicrës, pavarësisht se ishte i kërkuar nga policia maqedonase me fletarrest ndërkombëtar të Interpolit.
Valmir Etemi ka qenë njëri nga personat që ka qenë drejtues i një grupi kriminal të drogës nga Struga. Gjatë një aksioni të policisë më datë 24.11.2023 është zhvilluar në zonën e Komunës së Strugës dhe kanë rezultuar të përfshirë 22 persona, 19 prej të cilëve u arrestuan dhe tre persona u arratisën.
Sipas informacioneve, Etemi ishte në krye të grupit të organizuar, por para aksionit Etemi u informua dhe mundi të arratisej. Valmir Etemit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në Tiranë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.
Organet gjyqësore në Shqipëri do të presin kërkesën për ekstradim nga autoritetet maqedonase, për të cilën kërkon Ministria e Brendshme e maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë.