Connect with us

Politike

Sulmoi Ramën?/ Salianji zbulon tre kodet mafioze që dha Arben Ahmetaj

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka komentuar intervistën e dhënë së fundmi nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj i cili ndodhet në kërkim nga drejtësia.

Salianji u shpreh se gjatë intervistës kishte kode të fshehta dhe mafioze nga ana e Ahmetajt drejtuar ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas tij ish-ministri i Financave dha tre mesazhe, ku zbuloi se drejtësia dhe korrupsioni kontrollohen nga kryeministri Rama dhe se të gjithë mblidhen së bashku për të ndarë Shqipërinë, por kur “nuk u dalin pazaret”, Rama i godet dhe i përdor.

“Aty kishte kode të fshehta dhe mafioze që këta i kanë përdorur me njëri-tjetrin. Padyshim se aty kishte vetëm një gërvishtje të lehtë për emra të caktuar që hanë qoftë dhe marrin tokë e ajër. Bëhej fjalë për biznesmenë. Tre mesazhe dha Ahmetaj.

Një mesazh ishte që drejtësia kontrollohet nga Edi Rama. Një tjetër ishte që korrupsionin e bën Edi Rama dhe ai është kreu i korrupsionit. Mesazhi i tretë ishte se gjithë këta njerëz që themi ne mblidhen bashkë dhe ndajnë Shqipërinë dhe kur nuk u del pazari Rama i godet dhe i përdor për statistikë”, u shpreh ai.

Advertisement