Pinknews
Adriana Matoshi flet për kritikat në lidhje me futbollistin 21-vjeçar, reagon ashpër
Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi zyrtarizoi lidhjen me futbollistin Keith Groeneveld. Aktorja është kritikuar shumë për shkak të diferencës së moshës me të riun, por gjithashtu kjo ka nxjerrë në pah një tjetër problem, racizmin.
Pak ditë më parë, Keith ndau një fotografi në rrjete sociale ku shfaqej krah artistes, ndërsa bëri një dedikim mjaft të ëmbël për të. “Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, shkroi ndër të tjera Keith.
Ndërkohë së fundmi, ka qenë Adriana që ka ndarë një fotografi të futbollistit, ku shkruan:”Më të fortë së bashku”. Kjo duket si një përgjigje ndaj kritikave që ka marrë kohët të fundit pas zyrtarizimit të lidhjes.
Në një intervistë Adriana rrëfeu dhe se si është njohur me Keith. “E që unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë.”, tha aktorja.