Connect with us

Bota

Irani shënon 45-vjetorin e Revolucionit Islamik, teksa rriten tensionet rajonale

Irani ka shënuar të dielën 45-vjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979, teksa rriten tensionet në Lindje të Mesme, për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.Mijëra iranianë kanë marshuar nëpër rrugë dhe sheshe, të mbuluar me flamuj të shtetit dhe slogane fetare, shkruan REL.

Në Teheran, turmat kanë mbajtur flamuj dhe kanë bartur mbishkrime me thirrjet tradicionale “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”.Disa i kanë djegur flamujt amerikanë dhe izraelitë, praktikë e shpeshtë në marshet pro-qeveritare iraniane.Sipas televizionit shtetëror “miliona njerëz”, kanë marshuar nëpër gjithë Iranin.Ushtria ka shpërfaqur një mori raketash, përfshirë raketat balistike Qassem Soleimani dhe Sejjil, si dhe bartësen e salitetit Simorgh, në shesh të kryeqytetit, duke u dhënë rast shumë banorëve të bëjnë fotografi afër tyre. Gjatë festimeve, një parashutist është parë me flamurin palestinez.

Advertisement