Aktualitet
FOTO+EMRI/ Punonte si kopshtar kanabisi për të shlyer borxhin, i riu shqiptar vihet në pranga
Vendoset në pranga nga policia angleze një i ri shqiptar pasi u kap duke u kujdesuar për një fermë kanabisi në Rushden për të shlyer një borxh.
Mediat britanike thonë se Leonardo Capja pretendoi të ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga një bandë kriminale shqiptare kur u arrestua në një shtëpi në Ashby Drive.
Gjatë kontrollit të pronës më 29 shtator, 25-vjeçari tentoi të arratisej nga dritarja e banjës përpara se t’u paraqitej oficerëve në krye të shkallëve.
Policia gjeti rreth 120 bimë kanabisi, të cilat ishin shpërndarë nëpër dhoma të ndryshme, si dhe pajisje të nevojshme për prodhimin e drogës së klasës B, duke përfshirë 40 transformatorë, 38 llamba, 10 ventilatorë dhe pesë njësi ndriçimi LED.
Capja, i cili ndodhej vetëm në shtëpi në kohën e kontrollit, u arrestua dhe gjatë intervistës së tij në polici dha një deklaratë në të cilën ai pretendonte se ishte detyruar të mirëmbante bimët për të shlyer një borxh prej 15,000 £ që i detyrohej bandës.
Në deklaratën e përgatitur gjithashtu përmendej se Çapja nuk donte të hynte në Mbretërinë e Bashkuar për të kryer veprimtari kriminale, por qëllimi i tij ishte t’i kthente paratë familjes së tij.
Më pas Capja pranoi prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 12 muaj burg.