Kronike
I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici
Ibrahim Lici i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, është arrestuar në Turqi. Lici u lokalizua nga policia shqiptare dhe u njoftuan autoritetet turke.
Prokuroria e Shkodrës akuzon Ibrahim Licin si ekzekutorin e Endri Mustafës më 17 maj të 2021.
Lajmi në përditësim…
Në anë të një shkurreje, i ekzekutuar me 6 plumba dhe i mbuluar nga balta. Ky ishte fundi i 32-vjeçarit Endri Mustafa, një emër i njohur në Shkodër si person me precedentë penalë dhe i lidhur me grupe kriminale të qytetit. I riu, baba i tre fëmijëve, është ekzekutuar në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.
Ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Endri Mustafa është i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje.