Connect with us

Kosova

Në BE ka shumë pijanec/ Vuçiç: Duan vdekjen time sa më shpejt

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka hedhur akuza të forta ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Europian, gjatë një deklarate për mediat.

“Ai është një kriminel i korruptuar”- kështu i është drejtuar Vuçiç eurodeputetit Shilder, duke thënë se ka qenë i shitur te shqiptarët.

Vuçiç thagjithashtu se shumë eurodeputetë të Bashkimit Europian duan që ai të vdesë dhe hedhin akuza të pabaza ndaj tij.

Ai tha gjithashtu se Serbia është një vend i lirë e liridashës dhe për veten e tij tha se nuk është vrasës, ashtu siç e cilësojnë sipas tij, përfaqësuesit e BE.

“Ju kujtohet Menendez? Senatori që na shkaktoi probleme shume të mëdha dhe për të cilin thashë se ishte thuajse e sigurtë që paguhej nga shqiptarët? Nuka kaloj shume kohe dhe ate e arrestuan dhe i gjetën argjend, ar, etj. Unë po i kërkoj atij, Shilder-i që të dalë e të tregojë gjithçka që ka për mua. Zot na ruaj t’ju them gjithçka që di unë për ta. Ka vite që thonë se jam vrasës, por unë i përbuz vrasësit, jo vetëm që nuk kam vrarë, por nuk jam përfshirë asnjëherë në asnjë krim. Unë nuk kam llogari jashtë Serbisë, të kërkojnë edhe në mars po të duan. Gjithçka që kam, e kam në këtë vend. E kanë të qartë se nuk më trembin dot. Serbia është një vend i lirë dhe liridashës. Në BE ka shumë pijanec, që dëshirojnë që unë të vdes”, tha presidenti serb.

Kujtojme se dje, presidenti serb gjatë një interviste për TV Prva pas kthimit nga Konferenca e Sigurisë së Munihut ka thënë se po të vendoste ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, “do fitonte çmimin Nobel për paqe”.

“Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes vendosur nga Perëndimi. Dhe të mendosh se ne as nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do të merrja edhe çmimin Nobel” – deklaroi Vucic

Ai është pyetur gjithashtu edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, por ka theksuar se aktualisht nuk e di ende zgjidhjen për këtë çështje.

“Kur ta di se cila do të jetë zgjidhja, do informojmë opinionin. Nuk e dimë tani për tani. Kryediplomati i Bashkimit Europian, zoti Borrelli u trondit kur Albin Kurti i tha se kishte dhënë një moratorium tremujor dhe ai po gënjen”, shtoi kreu i shtetit serb.

Sipas tij, për shkak të rezolutës së Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi, BE-ja brenda një dite humbi 10 për qind të mbështetjes në Serbi, e cila “nga 50% ra në 40% për qind”

Advertisement