Connect with us

Aktualitet

Pastori politik: Nuk ka emigracion masiv, por shpopullim, axhendë e nisur 10 vite më parë

Akil Pano, që nga pastor, është kthyer në analist të përnatshëm të emisioneve në televizionet e vendit, thotë se në Shqipëri nuk ka emigracion masiv, por shpopullim, sipas një axhende të nisur 10 vite më parë.

“Nuk ka emigracion masiv, por shpopullim. Kjo duhet të bëjë dikë ose një kastë, përgjegjës. Në fund të ditës, retorika e të gjithëve që dalin në agorën publike është shterpë. Çdo vit po shpopullohet nga trupi ynë kombëtar një qytet. Dëmi është në gjeneratat që kemi përpara. Janë mbi 1 milion shqiptarë që zemrën e tyre e kanë të shkëputur me zemrën kombëtare. Këtu po vritet atdhedashuria, ëndrra për të qenë shqiptar. Ka mjaft çifte që nuk i mësojnë më shqipen fëmijëve të tyre. Ka jo pak çifte në Francë dhe SHBA që nuk u mësojnë shqipen fëmijëve të tyre.

Ka shumë familje që janë ndjerë të zbuar apo dëbuar nga vendi i tyre. Kanë qenë ose të persekutuar, ose janë përballur me gjoba, ose nuk kanë pasur mungesë alternative. Dëmi që i është shkaktuar trungut shqiptar, është katastrofik. Nëse shihni qytezat, fshatrat janë pothuajse plotësisht të boshatisura. Pyetja është kush i kontrollon numrat? Statistikat? Kjo duhet të bëjë dikë përgjegjës për këtë fluks masiv.

Nëse flasim pastaj për shpopullimin e vendit, ka një agjendë. Unë besoj se ka një plan për shpopullimin e vendit. Në zinxhirin e gjatë të fenomeneve shkak pasojë, ngjarjet kanë ndodhur në mënyrë të papritur, apo të pa organizuar. Unë nuk dua ta fus në suazën e konspiracionit. Nuk është konspiracion ajo që është thënë 10 vite më parë për shpopullimin e Shqipërisë. Qeveria është thjeshtë një instrument që është duke përmbushur një agjendë. Ke një libër të Vaso Çubrillovicit, i cili ka parashikuar dhe ka vendosur çdo detaj se si mund të shpopullohet një vend dhe të popullohet me popullsi të tjera.

Disa ditë më parë në Greqi u miratua ligji për martesat mes çifteve homoseksuale dhe u publikua sikur kombi ortodoks grek me gëzim të madh miratoi ligjin. Deklaratat që janë bërë nga sinoti i kishës greke kanë qenë të forta dhe janë censuruar në media. Këto për 18 minuta u miratua ligji për bixhozin. Fatkeqësia jonë e madhe është se kemi një klasë politikanësh që nuk njohin kult më të madh të tyre se sa pushteti. Sot jam më i bindur se kurrë më parë për këtë agjendë të shpopullimin. Deri dje se kam besuar dhe e kam kundërshtuar”, tha ai në një emision.

Ndoshta dhe mund të ketë të drejtë, por kur hedh ide apo teza të tilla, duhet të paraqitësh edhe fakte…

Advertisement