Kronike
Dënimi me burg përjetë për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, Ardian Çapja dhe grupi i tij kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Lartë
Ardian Çapja dhe anëtarët e grupit të tij, të dënuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për prishje vendimi. Bëhet me dije se në rekurs kërkohet ndryshimi e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, dhe ai i Apelit, duke vendosur deklarimin e pafajshëm të Ardjan Çopjas dhe vëllait të tij Florenc Çapjas, pasi nuk provohet, sipas mbrojtjes, që të të kenë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Po ashtu grupi kërkon revokimin e masës “Arrest në burg”.
Ardian Çapja, vëllai i tij Florenc Çapja dhe Jorgo Leku alias Olsi Leku u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme, lidhur me vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve. Me 25 vite secili u dënuan Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani dhe me 15 vite bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi.