Connect with us

Politike

Shpërthimi në biznesin e deputetit socialist/ Balla: I biri i viktimës është plagosur rëndë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Lushnje ku mbetën të plagosur 8 persona dhe ndërroi jetë një tjetër.

Balla u shpreh se manovratori i vinçit ka mbetur viktimë pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.

Ai zbuloi se i plagosur rëndë ka mbetur edhe i biri i tij, i cili ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.

Sa i përket gjendjes së deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por ajo është izoluar pas trajtimit në spital.

 

 

Sipas t dhënave paraprake vinçi që po kryente punimet ka bërë kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt dhe për këtë shkak ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës.

Bujar CCela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të palgosur që janë pranë Traumës”, tha Balla.

Advertisement