Connect with us

Bota

Video virale/ Biden puth në kokë Melonin gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden dhe Georgia Meloni u takuan në një atmosferë veçanërisht miqësore në Shtëpinë e Bardhë dy ditë më parë.

Sipas agjencisë Ansa , presidenti amerikan e ka pritur në Zyrën Ovale homologen e tij italiane me këngën “Georgia on my mind” të Ray Charles , ndërsa Meloni ishte gati të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Biden e puthi atë në kokë.

Videoja tashmë është bërë virale në Tëitter. Në këtë takim Biden dhe Meloni përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, angazhimin e tyre për të shmangur një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe për të mbrojtur të drejtën e lundrimit në Detin e Kuq, i cili kërcënohet nga sulmet Houthi.

Në të njëjtin takim, Biden kishte ngatërruar Rripin e Gazës me Ukrainën.

 

Advertisement