Connect with us

Kronike

U qëllua me breshëri autom*atiku/ I plagosuri dhe autori u konfliktuan dy ditë më parë

Agron Puka ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të rij mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Burime bëjnë me dije se 54-vjeçarit i kanë zënë pritë sapo ka lënë fëmijët te shkolla. Agron Puka ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ende nuk dihet si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes.

‘Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.

………………

Agron Puka ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të rij mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Burime bëjnë me dije se 54-vjeçarit i kanë zënë pritë dhe është qëlluar teksa po lëvizte me makinë. Gjithashtu mësohet se autori dhe i plagosuri kanë pasur një konflikt dy ditë më parë

Advertisement