Connect with us

Kronike

Plagosje e dyfishtë/ Rrumbullaku, forcat RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nisen drejt Shkodrës

Në drejtim të Shkodrës është nisur menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda pasi dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës, ndërsa njëri prej tyre është student i Akademisë së Policisë.

Raportohet se më herët u nisën Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.

Mësohet se studenti i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa, vëllai i drejtorit të Drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Ndërkaq, i plagosuri i dytë është kunati i tij, Gjon Nika.

Ata janë nisur drejt Spitalit të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie janë nisur më drejtim të vendit të ngjarjes.

Advertisement