Politike
Myslim Murrizi: Rama i ka ndezur motorët e fushatës, këta merren me cic-mice e pazare të ndyra
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi, komentoi bashkimin mes “Rithemelmit” me grupimin e zotit Gazment Bardhi.
Ai e quajti këtë bashkim një fluskë sapuni, me anë të së cilës kërkojnë të shkojnë në zgjedhjet e 2025. Ai e quajti bashkimin e tyre “pazar të pistë”, që u shërben për karrigen e tyre.
“Është një flluskë sapuni, një shashkë ku secili kërkon të përfitojë kapital politik në këtë vit elektoral që ka filluar.
Rama i ka ndezur motorët e fushatës. Këta merren me cic-mice për të gjetur folenë për një karrige të ndryrë në mënyrë të pistë, duke pështyrë njëri-tjetrin për zgjedhjet e 2025.
Ajo që vura re unë është se Spiropali tha “gjetëm gjuhën me Partinë Demokratike”, njohu si parti demokratike Sali Berishën”,-tha Murrizi.