✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Ilir Kulla kritikon Ramën për gjyqin publik: Bashkë me Berishën e kanë krijuar këtë realitet

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj disa protestuesve, duke e akuzuar kreun e qeverisë se, së bashku me paraardhësin e tij Sali Berisha, ka përgjegjësi për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Kulla u ndal te deklaratat e bëra gjatë ditës nga kryeministri, i cili publikisht iu referua veprave penale që disa prej protestuesve mund të kenë kryer.

Eksperti i sigurisë ngriti pikëpyetje mbi ligjshmërinë e këtij veprimi, ndërsa e cilësoi qëndrimin e Ramës si një veprim politik që, sipas tij, i kthehet kundër vetë kryeministrit.

Kulla argumentoi se realiteti me të cilin përballen sot të rinjtë shqiptarë është pasojë e politikave të ndjekura ndër vite nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Sipas tij, mungesa e hapësirave kulturore dhe e mundësive për aktivitete sociale, përfshirë kinematë dhe teatrot, ka ndikuar negativisht në shoqëri, duke krijuar kushte që favorizojnë përfshirjen në veprimtari të paligjshme.

Ai theksoi se Rama ka më shumë se 13 vite në pushtet dhe se një pjesë e madhe e të rinjve të sotëm janë rritur gjatë qeverisjes së tij.

“Kryeministri Rama ka bërë një veprim politik, që të pështysh lart e i ra mbi kokë. Edi Rama ka mbi 13 vite në pushtet, aq sa të rinjtë sot janë rritur me Ramën në pushtet.

Edhe nëse kanë pirë hashash disa shqiptarë, këtë e ka prodhuar politika. Kjo vjen për shkak të mungesës së shtetit, sepse nuk ka kinema, nuk ka teatro dhe këtu është problemi. Edi Rama dhe Berisha e kanë krijuar këtë realitet dhe është arsyeja se përse protestuesit thërrasin Rama në burg e Berisha në burg.

Nuk e di nëse është e ligjshme ajo që bëri kryeministri. Rama tregoi me duart e veta se çfarë ka gatuar prej kohësh. Këtë me nder m…të madh kanë prodhuar të dy, edhe Edi Rama edhe Sali Berisha.”, tha Kulla.

Advertisement