Connect with us

Aktualitet

Korrupsioni me patentat e makinave, GJKKO merr vendimin për zyrtarët e policisë dhe sekserët

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin për personat e akuzuar për korrupsion, në këmbim të përfitimit të lejeve të qarkullimit të pezulluara më parë.

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 23.10.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Lidian Broshka, Evisjon Salku, Revi Osmani, Spiro Tore, Besiko Demaj (Zoto), Eduard Caka, Sotiraq Lamaj, Arian Lika, Enis Balla, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Ilir Tafa, Neritan Selmani, Gerald Lusha, Kujtim Xhaja, Endrit Xhambazi, Oltjan Muҫa, Altin Koҫi, Sefer Gianfrate (Beqiri), Renato Meҫuli, Ervis Dakolli dhe Vilson Delia.

2.Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin Nr. 37/120 Akti, datë 13.03.2024 vendosi

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alkid Ndreu akuzuar për kryerjen e veprës penale të Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 259, pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alkid Ndreu akuzuar për kryerjen e veprës penale të Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Lidian Broshka), parashikuar nga neni 259, pg 1 i Kodit Penal në referim të nenit 388, pika 1 të K.Pr.Penale.

1.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alkid Ndreu për kryerjen e veprës penale të Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite  burgim.

1.3. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Alkid Ndreu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

1.4. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Alkid Ndreu me vendimin nr. 11, datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1.5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Alkid Ndreu nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

1.6. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Alkid Ndreu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Lidian Broshka), parashikuar nga neni 245/1 pg 3 dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Revi Osmani), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Neritan Selmani), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

2.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Oltion Muça), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,(për rastin e shtetasit Altin Koçi), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.7. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Elio Picoku dënohet me një dënim të vetëm prej 2 vite e 6 muaj burgim.

2.8. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Elio Picoku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

2.9. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 16.02.2023 dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Lika për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit Enis Balla), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Lika për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit Sotiraq Lamaj), parashikuar nga neni 245/1, pg. 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Amarildo Lika dënohet me një dënim të vetëm prej 2  (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

3.3. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Amarildo Lika i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 6 muaj burgim.

3.4. Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Amarilod Lika me vendimin nr. 12, datë 16.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e  paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

3.5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Amarilod Lika nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lidian Broshka për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Lidian Broshka i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

4.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Lidian Broshka duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

4.3. Urdhërohet i pandehuri Lidian Broshka të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

4.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Lidian Broshka, duke mbajtur në konisderatë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Evisjon Salku për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

5.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Evisjon Salku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

5.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Evisjon Salku duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

5.3. Urdhërohet i pandehuri Evisjon Salku të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

5.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Evisjon Salku, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin e tij, Revi Osmani), parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit Neritan Selmani), parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penaldhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

6.3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Revi Osmani dënohet me një dënim të vetëm prej 1  (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

6.4. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Revi Osmani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

6.5. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Revi Osmani për një periudhë kohe prej 2 vite me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Spiro Tore për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penaldhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

7.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Spiro
Tore 
i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

7.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Spiro Tore duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

7.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

7.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Spiro Tore, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Besiko Demaj (Zoto) për kryerjen e veprës penale të Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

8.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurës Besiko Demaj (Zoto)  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

8.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurës Besiko Demaj (Zoto) duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 80 orësh.

8.3. Urdhërohet e pandehura të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e saj.

8.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga e pandehura Besiko Demaj (Zoto), duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të saj si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduard Caka për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

9.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Eduard Caka  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim. 9.2. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit 01.12.2022, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Eduard Caka do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sotiraq Lamaj për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

10.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Sotiraq Lamaj  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

10.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Sotiraq Lamaj për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arian Lika për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

11.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Arian Lika  i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

11.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Arian Lika për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enis Balla për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

12.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Enis Balla i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

12.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Enis Balla për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. 13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardit Shehu për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

13.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ardit Shehu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

13.2. Llogaritja e dënimit fillon data e ekzekutimit të dënimit, dhe dënimi me burgim  nga i pandehuri Ardit Shehu do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. 14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arisjon Rakipi për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

14.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Arisjon Rakipi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

14.2. Llogaritja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të vendimit dhe dënimi do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve  të nenit 18, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Tafa për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

15.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ilir Tafa i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

15.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Ilir Tafa për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Neritan Selmani për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

16.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Neritan Selmani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit,   u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

16.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Neritan Selmani duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

16.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Proves që mbulon vendbanimin e tij.

16.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Neritan Selmani, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gerald Lusha për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

17.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Gerald Lusha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

17.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Gerald Lusha duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.

17.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

17.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Gerald Lusha, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Xhaja për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

18.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Kujtim Xhaja i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.

18.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Kujtim Xhaja për një periudhë kohe prej 2 vite e 8 muaj, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Endrit Xhambazi për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

19.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Endrit Xhambazi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

19.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Endrit Xhambazi për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltjan Muça për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

20.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Oltjan Muça i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

20.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Oltjan Muça duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

20.3. Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

20.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Oltjan Muça, duke mbajtur në konsideratë, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Koçi për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

21.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Altin Koçi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

21.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Altin Koçi për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sefer Gianfrate (Beqiri) për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

22.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Sefer Gianfrate (Beqiri) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

22.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Sefer Gianfrate (Beqiri), për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Renato Meçuli për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

23.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Renato Meçuli i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

23.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Renato Meçuli duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

23.3. Urdhërohet i pandehuri Renato Meçuli të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.

23.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Renato Meçuli, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Dakolli për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

24.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Ervis Dakolli i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

24.2. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit Ervis Dakolli duke zevendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 60 orësh.

24.3. Urdhërohet i pandehuri Ervis Dakolli të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Proves që mbulon vendbanimin e tij.

24.4. Ngarkohet Zyra e Shërbimit të Provës të përcaktojë llojin e punës, vendin dhe kohën kur do të kryer puna në interes publik nga i pandehuri Ervis Dakolli, duke mbajtur në konsiderate, për sa është e mundur, punësimin dhe detyrimet familjare të tij si dhe duke mbajtur në konsideratë që kohëzgjatja e punës në interes publik nuk duhet të kalojë tetë orë në ditë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

25.1. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit Vilson Zelia i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) muaj burgim.

25.2. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Vilson Zelia për një periudhë kohe prej 8 (tetë) muajsh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe gjatë kohës së provës të mbajë kontakte me  Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.

  1. Në zbatim të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet si (i) Disk BD-R me materialet e përgjimit lidhur me procedimin penal 202 viti 2022, copë 1 (një) dhe (ii) CD me materialet e vëzhgimit lidhur me procedimin penal 202 viti 2022, copë 8 (tetë) të qëndrojnë në dosje.
  2. Në bazë të nenit 190 pika 1, shkronja ç) të K.Pr.Penale, të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara si më poshtë: ******** t’i kthen personave që ju përkasin.
  3. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.
  4. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbatimin e këtij vendimi.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

 

 

Tiranë, më datë 13.03.2024

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Aktualitet

Skandali me mikrokreditë, Sejko jep llogari më 21 maj në Komisionin e Ekonomisë

Më 21 maj Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko do të jetë i pranishëm në mbledhjen e komisionit të ekonomisë për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me skandalin e Mikro Kredit Albania për mbledhjen e kredive të këqija nga institucionet financiare jo banka.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti u shpreh se guvernatorit do i kërkohet llogari se përse nuk janë marrë masa edhe për normat e interesit, shqetësim i ngritur 1 vit më parë.

“Na shetëson ose që ngre pikëpyetje është më pas pjesa e hipotekimeve apo blerjeve të kredive të këqija nga kompania në fjalë dhe lidhjen që ka kjo kompani apo kompani të tjera të mikro-financës me përmbaruesit dhe me noterët. Deri ku shkon mbledhja e kredive të këqija, roli dhe pse Banka e Shqipërisë nuk ka ndërmarrë hapa mbrojtëse apo rregullatore për këtë treg që ne kemi ngritur disa herë shqetësimin. Madje ne vjet e kemi patur guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në komision, çështja e mikro-kredive dhe mikro-financës është diskutuar enkas për shkak të normave të larta që ka ky sektor.” – tha deputetja e PD-së, Sorina Koti.

Ligjvënësja demokrate thotë se për këtë dëgjesë ka marrë edhe dakordësinë e deputetëve të mazhorancës, ndërkohë shtoi se hapi i radhës është hartimi i një ligji të dedikuar për sektorin e mikrokredisë.

“Duhen ndërmarrë masa një orë e më parë për ta stabilizuar dhe për ta futur në shina mikrokredinë, ashtu siç funksionon edhe në vendet e Bashkimit Europian. Ne na mungon legjislacioni për ta rregulluar këtë sektor, kështu që hapi i radhës është patjetër me urgjencë miratimi i një ligji për këtë sektor” – tha deputetja demokrate.

Skandali me kreditë e këqija që mbledh Mikro Kredit Albania përllogaritet se prek 100 mijë familje ndërsa dëmi konsiderohet mbi 100 milion euro.

Continue Reading

Aktualitet

Çadrën me vete! Reshje shiu dhe vranësira në vend, parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

VOA për operacionin e SPAK: Hetimet e Prokurorisë së Posaçme godasin 7 grupe të rrezikshme kriminale

Në Shqipëri, një nga hetimet më të rëndësishme dhe më të mëdha të kryera deri tani nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka mundur të dokumentojë disa raste vrasjesh dhe tentativash për vrasje, ku janë përfshirë 7 ndër grupet më të rrezikshme kriminale në vend dhe emrat më në zë të botës së krimit. Hetimet janë shtrirë dhe në disa shtete europiane, falë koordinimit me Europol-in edhe në fazën e operacionit të nisur që mëngjesin e ditës së djeshme.

Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhëra arresti, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjike, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre vendeve. Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhëra arresti, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Nga hetimet, ka dalë në dritë dhe përfshirja e disa punonjësve të policisë, ish Drejtorit të Lezhës Henrigert Mitri, aktualisht në Drejtorinë qendrore të policisë, dhe ish shefit të seksionit të trafiqeve dhe narkotikëve në këtë qytet, edhe ai aktualisht në detyrë si oficer policie, të dy të lidhur me një nga grupet kriminale dhe të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike. Po ashtu, hetimet kanë çuar dhe në zbulimin e lidhjeve me grupet kriminale të dy ish efektivëve të forcave speciale.

 

 

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve. Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash./ VOA

Continue Reading

Aktualitet

Pronari i hotelit në Dhërmi ndërron jetë në spital, e zuri korrenti bashkë me dy punonjësit

Aldo Metani, pronari i hotelit në Dhërmi që ra në kontakt me energjinë elektrike ka ndërruar jetë në spital.

Pronari i hotelit ‘Hilton’ dhe dy punonjës të tij ranë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryenin disa punime me ndriçimin e jashtëm të hotelit pasditen e sotme.

Mësohet se dy punonjësit E.H. dhe K.N., janë në gjendje të rëndë në spital.

Tre shtetasit pas kontaktit me energjinë elektrike u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por pronari i hotelit nuk ia doli. Mbetet për t’u parë në vijim gjendja e dy punonjësve të tjerë.

“Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë tr”, njoftoi më herët policia.

ansportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëveSakaq, grupi hetimor shkoi tek hoteli për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë! Kalonin ilegalisht emigrantë me kamion dhe avionë të vegjël

Dy kriminelë shqiptarë nga Londra Lindore, të cilët organizuan kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.

Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017, ku tre prej të cilave ishin nëpërmjet një avioni në një aerodrom në Essex. Hilaj ishte koordinatori i MB për grupin shumëkombësh të krimit të organizuar.

Në vitin 2017, oficerët e NCA parandaluan dhe kapën një numër kalimesh nga Evropa, duke punuar ngushtë me homologët francezë dhe belgë. Shumë prej emigrantëve kishin të ruajtur numrin e Hilajt në telefon dhe kishin komunikuar drejtpërdrejt me të ose me kontakte të përbashkëta.

Provat telefonike zbuluan se dyshja ishin drejtuesit e një rrjeti kriminal që i merrnin emigrantëve shqiptarë rreth 10,000 £ për secilin për të hyrë në MB dhe më pas i ndihmonin ata të gjenin një vend për të jetuar. Kjo përfshinte sigurimin e tyre me pasaporta të falsifikuara, karta identiteti dhe fatura false të shërbimeve.

Hilaj siguroi që automjetet që transportonin emigrantët të mbërrinin në një vend të sigurt në MB dhe pasi t’i linin, të ktheheshin pa ngjallur dyshime. Ai ishte gjithashtu në kontakt të rregullt me ​​emigrantët e paligjshëm para dhe gjatë udhëtimit të tyre.

Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandimin e emigrantëve duke përdorur avionë të vegjël. Më 9 korrik 2017, ai ndihmoi gjatë një fluturimi që transportonte një numër të panjohur emigrantësh nga Calais në Essex, duke udhëtuar vetë drejt aeroportit Stapleford për të mbledhur dhe transportuar emigrantët nga fusha ajrore pasi të kishin zbritur.

Një fluturim i planifikuar më 17 korrik 2017 u kap nga policia franceze përpara se avioni të ngrihej nga fusha ajrore e Marck pranë Calais. Katër emigrantë, përfshirë një fëmijë, u ndaluan të sigurt. Piloti dhe lehtësuesi i Mbretërisë së Bashkuar u arrestuan të dy, pasi ky i fundit ka qenë në kontakt të shpeshtë me Kadenën. Të dy u akuzuan dhe u dënuan në Francë.

Në të njëjtën ditë, pas përgjimit në Francë, oficerët e mbikëqyrjes së NCA vëzhguan Hilajn dhe Kadenën në një takim “fallout” në një pijetore.

Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017 në adresat e shtëpive të tyre nga NCA. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmoi. Në një nga telefonat e tij, oficerët zbuluan mesazhe në të cilat ai kishte korrigjuar gabimet e shtypjes në dokumente false, si dhe kërkime në internet në lidhje me ndalimi i avionit më 17 korrik.

Kadena u gjet me një sasi të vogël kanabisi, si dhe një foll sigurie për portën në Stapleford Airfield.

Hilaj dhe Kadena u dënuan sot në Southëark Croën Court me përkatësisht tre vjet e gjashtë muaj dhe një vit e tetë muaj.

Rezultati shënon fundin e një hetimi tetë-vjeçar të NCA – të koduar Operacioni Micropus – ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migracionit të paligjshëm, pastrimit të parave, trafikut të drogës dhe furnizimit me dokumente të falsifikuara.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING