Connect with us

Kosova

Të gjithë kundër Hill, ambasadori ‘kryqëzohet’ për deklaratën

Ambasadori amerikan në Serbi, Christofer Hill, ka deklaruar se Serbia është më afër NATO-s si partnere, sesa Kosova.

Lidhur me këtë deklaratë të forte, ka folur Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë, i cili ka deklaruar se qasja e ShBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e qartë.

“ShBA është në krahun e paqes, në krahun e zgjidhjes së konflikteve midis Kosovës dhe Serbisë. Se si artikulohet pastaj politika e ShBA-së nga ambasadorë të veçantë, kjo pastaj i përket ambasadorëve”, deklaroi Shtuni, I cili gjithashtu komentoi deklaratën e presidentit serb lidhur me Kosovën, duke e quajtur atë, një njëri që nuk do paqe.

Unë kam parë deklaratën e Vuçiç. Kjo nuk është gjuha e dikujt që kërkon normalizim marrëdhëniesh dhe paqe. Ato shpalosin vlera që shkojnë kundër NATO-s, nga një vend i cili është anëtar i programit të Partneriteti për Paqe” – deklaroi eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, duke shtuar se këto lloj deklaratash nxisin pasiguri dhe dëmtojnë procesin e normalizimit dhe stabilizimit jo vetëm mes Kosovës e Serbisë, por stabilitetin e rajonit në përgjithësi në Ballkan.

Advertisement