Connect with us

Kronike

Shijak, plagoset me ar*më zjarri një 36-vjeçar, policia vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit

DURRËS – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Shijak. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 11:15, është plagosur në këmbë Enidor Dedja, 36 vjeç, banues në Shijak.

Ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit Arbër Hoxha, 30 vjeç, banues në Durrës. Po vijon puna për kapjen e tij.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti mes dy të rinjve, ndërsa më pas situata ka agravuar teksa 30-vjeçari ka plagosur me armë zjarri Dedjan dhe është larguar nga vendngjarja.

Lajmi në përditësim…

 

Advertisement