Connect with us

Lifestyle

Si rriten fëmijët në vende të ndryshme të botës?

Prindërit bëjnë më të mirën që munden për të rritur fëmijët e tyre, por metoda është e ndryshme për të gjithë, bazuar në kulturën, vlerat dhe besimet, që një vend ka. Ajo që ka më shumë rëndësi është zgjedhja e strategjive të prindërimit dhe këshilla që vlejnë për ju dhe familjen tuaj. Ju mund të adoptoni ide të ndryshme nga kultura të ndryshme. Këto janë disa strategji unike të përdorura për të rritur fëmijët në mbarë botën që mund të doni t’i bëni si pjesë të rutinës suaj të prindërimit:

  • Prindërit danez shpesh i transformojnë emocionet apo ngjarjet negative në një mënyrë pozitive për t’ju mësuar fëmijëve ndjenjën e optimizmit. Në vend që t’ju tregojnë fëmijëve se ku duhet të përmirësohen, ata fokusohen në nxitjen frymës së pozitivitetit duke ju treguar atyre se si të përmirësohen në atë që ata tashmë janë të mirë.
  • Në Polinezi, përgjegjësia e përindërimit nuk bie vetëm mbi prindërit, por edhe mbi fëmijët e mëdhenj gjithashtu. Madje edhe fëmijët në parashkollor japin ndihmën e tyre.
  • Në vendin tonë fëmijët zakonisht flenë kur flenë prindërit apo kur mbaron programi i fundit në televizor. Po njësoj edhe prindërit në Argjentinë, tregohen më “dorëlëshuar” përsa i përket orarit të gjumit. Sipas tyre fëmijët duhet të jenë pjesë e mbrëmjeve apo aktiviteteve në familje, edhe nëse bëhet fjalë për një orar të vonë, sepse dhe ushqimi shërbehet më vonë atje. Kjo lloj praktike aplikohet dhe në Spanjë.
  • Prindërit në Francë ju mësojnë fëmijëve se vaktet duhet të falin kënaqësi dhe nuk i ushqejnë ata me imponim, siç ndodh zakonisht në vendin tonë. Ata kanë një sjellje më tolerante gjatë kohës kur shërbehet ushqimi, pa i detyruar fëmijët të hanë të gjitha gjërat që ndodhen në tavolinë. Mendësia e prindërve francez është: “Ha ushqimet me vlera të larta ushqimore, provo gjërat që ne po hamë ose jo.”
  • Në vende të ndryshme, prindërit janë më të gatshëm t’i besojnë fëmijëve e tyre, si nga zakonet dhe nga domosdoshmëria. Për shembull: fëmijët e vegjël në Japoni shpesh përdorin trenin për një kohë të gjatë për të shkuar në shkollë vetëm. Prindërit Japonez përdorin teknologjinë për t’u lidhur me ta, por ka një nivel të lartë besimi që në shumë vende të tjera është më i kufizuar.
  • Sipas studimeve, prindërit Vietnamez përdorin një fishkëllimë të veçantë për t’i kujtuar fëmijët e tyre se duhet të përdorin oturakun. Kjo taktikë tregon se pavarsisht faktit se në vende të tjera fëmijët e përdorin oturakun duke filluar nga mosha 3 vjeçare, ata janë më të aftë të mësojnë më shpejt.
  • Në Kinë gjyshërit shpesh jetojnë me fëmijët dhe nipërit/mbesat, e për këtë arsye ata kanë një rol më aktiv në edukimin e tyre. Ndërkohë që në ditët e sotme, shumë prindër punësojnë një dado për t’u kujdesur për fëmijët, prindërit në Kinë ju besojnë pjesëtarëve të familjes për këtë detyrë, si përshembull gjyshërve.
Advertisement