Kronike
Inskenoi vdekjen e tij në Pukë/ Gjykata e Shkodrës jep dënimin për italianin Davide Pecorelli
Gjykata e Shkodrës ditën e sotme ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin
Pecorelli ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi .
Prokurori i çështjes ka kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që gjyqtari io Shkodrës Arbër Cela i ka dhënë 4 vite burgim i cili sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose shndërruar në punë të dobishme shoqërore.
Ndërkohë që për ekstradimin e tij , seanca dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Perugias për të vendosur kërkesën për ekstradim të Z. Pecorelli është caktuar për 28 maj 2024 e cila, megjithatë, aktualisht nuk duket të jetë e ekzekutueshme.
Ndërkohë që vetë Davide Pecorelli është shprehur se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri ( Vlorë) për të qartësuar historinë që ai vetë inskenoj.