Connect with us

Bota

Bosnje/ Dodiku dekoron Orbanin me të njëjtën medalje si Putinin

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u nderua me medalje nga udhëheqësi serb i Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik me rastin e festës së ndaluar kombëtare të serbëve të Bosnjës më 9 janar.

E njëjta medalje iu dha edhe presidentit rus Vladimir Putin një vit më parë. Kur u njoftua gjatë festimeve të Ditës Kombëtare në Banjallukë se Orbani do të dekorohej me nderin më të lartë të entitetit serb, Dodiku deklaroi tha se kryeministri hungarez do ta pranonte personalisht medaljen në një datë e mëvonshme, që ndodhi pikërisht këtë të premte

Në fjalimin e tij, Dodik ttha se Viktor Orban është një shembull se si të ruhet dhe mbrohet një shoqëri dhe familje. “Jam i sigurt se në të ardhmen do të festojmë së bashku sukseset tona të përbashkëta dhe ndërkohë do t’i kushtojmë vëmendje çdo fjale tuaje”, shtoi ai.

Orbani e përshkroi veten si një plak që kujton kohën kur kjo botë quhej Jugosllavi.

Kur korniza e ekzistencës së një kombi ndryshon, jo në avantazhin e tij, dhe ai duhet të gjejë vendin e tij në botë”. Pavarësisht se ku janë kufijtë, serbët dhe hungarezët po kujdesen për njëri-tjetrin, çështja nuk është se shtetet tona janë fqinj, por se popujt tanë janë fqinj” tha Orban

Orban shtoi se Europa ka nevojë për serbët, pasi pa ata nuk ka siguri evropiane, nuk ka stabilitet. Qëndrimi i Hungarisë është se zgjerimi ballkanik i BE-së duhet të përfundojë, burimet duhet të përqendrohen në këtë dhe pastaj duhet të merremi me zgjerimin “shumë më të vështirë” lindor, përfundoi Dodik.

Advertisement