Pinknews
Pas një mungese të gjatë në ekran Alma Bektashi flet për divorcin
Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun Alma Bektashi ka folur si rrallëherë për jetën e saj private.
“Njerëzit çdo ditë divorcohen, bashkohen, lidhen me dikë tjetër, është një proces që ndodh, nuk jam as e para dhe as e fundit, jeta vazhdon. Si ndihem tani si beqare? Shumë e lumtur!
Për momentin jam pas fëmijëve, ta nxjerr dhe djalin se është 17 vjeç dhe pastaj…. Zakonisht në mëngjes jam ajo mami që zgjoj kalamajtë, vajza shkon në punë, djali në shkollë, pastaj shkoj në fakultet dhe jap mësim, pastaj punët e tjera në shtëpi, si të gjitha gratë”, tha ajo.
Kështu e ka komentuar ajo divorcin nga bashkëshorti duke thënë se nuk e kuptoi se pse ky lajm bëri aq bujë pasi njerëzit ndahen e bashkohen pëditë dhe ky është një proces normal.
Alma u shpreh se ajo tashmë se ajo është shumë e lumtur dhe jeta e saj është në një etapë të re.