Politike
Armand Shkullaku: Ilir Meta u çmend për faj të Edi Ramës
Armand Shkullaku, në një analizë të botuar tek Lapsi.al për marrëzitë e fundit të Ilir Metës, e justifikon atë, duke thënë se ai është çmendur për shkak të regjimit të Ramës.
“Ilir Meta ka mbi shpinë plot mëkate të abuzimit me pushtetin kur ka patur mandatin ta ushtrojë atë. Veprimet e tij janë edhe kostot që po paguan ai përsonalisht dhe forca politike që ai drejton. Ato mëkate që herë aminstoheshin nga Sali Berisha e herë nga Edi Rama, kur iu duheshin numrat e LSI, mbeten në hipotekën e Ilir Metës. Por nuk janë kurrsesi alibija për katastrofën që ka prodhuar Rilindja. Aq më tepër bëhet qesharake, kur kjo katastrofë tentohet të mbulohet nga çmenduria e Ilir Metës.
Ilir Meta mund edhe të jetë çmendur, por kjo nuk na shpëton nga çmenduria e një regjimi që nuk ka asnjë kufi për ta ndalur. Më mirë një i marrë që bërtet, se sa qindra mijë të tjerë që pranojnë të drejtohen nga marrëzia e një pushteti. Me gisht nuk duhet treguar Ilir Meta, por ata që e kanë kthyer vendin në çmendinë prej nga ku duan të ikin të gjithë”, shkruan Shkullaku.