Connect with us

Kosova

Ashton rihyn në LOJE, në Beograd takohet me Daçiçin

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Baronesha Catherine Ashton, po qëndron për një vizitë në Beograd ku dhe është takuar me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Daçiqç, me të cilin kanë biseduar për raportet bilaterale dhe në mënyrë të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e MPJ serbe thuhet se Ashton dhe Daçic janë pajtuar se dialogu është e vetmja mënyrë që sjell rezultate.

“Gjatë bisedimeve vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë që do të sjellë rezultate” –  thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ndërsa Baronesha Ashton ka thënë se “Serbia ka një rol kyç në rajon” dhe  “ka shprehur besimin e saj se anëtarësimi i Serbisë në BE është synim që duhet ndjekur”.

Kujtojmë se pak ditë më pare ajo gjithashtu ka vlerësuar punën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për katër vjet në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se përkushtimi i tij vitet e fundit kanë qenë “më i durueshmi” deri tani.

Ashton, në fjalimi ne saj në kuadër të konferencës “Ballkani Perëndimor në BE”, tha se për të ishte nder të punonte së bashku me Lajçakun.

“Kisha privilegjin të punoja me ju dhe të të thërrisja miku im i dashur për 15 vjet. Askush nuk është përpjekur të bëjë më shumë në këto vjet të fundit sesa ti, që të shtysh përpara këtë agjendë. Ju keni duruar shumë nga të dyja palët brenda BE-së dhe gjithashtu nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, unë e di që përkushtimi juaj ka qenë absolut dhe keni qenë i palodhur”, deklaroi Ashton.

Advertisement