Politike
Meta niset nga selia e PL drejt banesës së Berishës: Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje
Kreu i PL-së, Ilir Meta ashtu siçi e kishte paralajmëruar në mbyllje të Konventës Kombëtare, është nisur nga selia e PL-së, drejt banesës së liderit opozitar, Sali Berishës për t’ju bashkuar tubimit qytetar.
Teksa po ecte, Meta tha për mediat se PL ka reflektuar dhe se nga nesër do të nisë një riorganizim. Më tej shtoi se beteja me mafier është betejë për jetë a vdekje.
Meta: Partia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi. Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.