Politike
“Meta akuzon Monikën si bashkëpunëtore të SPAK”
Analisti Poli Hoxha bëri të ditur në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se për të analizuar atë çfarë ndodhi në Konventë nuk është se kërkon një analizë shumë të detajuar sepse situata është mjaft e qartë dhe e thjeshtë për ta kuptuar.
Ilir Meta shpalli armiq të gjithë ata që kanë dëshmuar në SPAK duke filluar që nga Monika Kryemadhi, pasi dyshon se të gjithë e kanë tradhtuar dhe janë bashkëpunëtorë të SPAK-ut.
“Bëjmë gabim në analiza kur flasim për politikë të stërholluar, sepse çdo simptome do i gjejmë shkakun. Pse ka nisur çarja Meta- Kryemadhi? Ajo ka nisur nga SPAK. Të gjithë që janë pyetur nga SPAK dhe shumë mesa di kanë thënë të vërtetën, të gjithë u shpallën armiq. Telefoni që u gjet në shtëpinë e mamasë së Monikës ku janë biseda ndër vite. Elona Guri armike se është thirrur në SPAK, Monika po ashtu, Brahimllari armik se ka qenë në SPAK, Luan Rama armik se është thirrur në SPAK etj. Nuk e kuptoj se çfarë opozite do të bëj Meta? Që kur është futur në arrest shtëpie Berisha, Meta ka mbajtur distancë. Por gjërat qartazi ecin paralel me SPAK. Kanë informacione ata se çfarë ndodh në SPAK. Meta kujtohet që këtë distancë ta shuajë menjëherë sepse e mendon se SPAK i është afruar. Këndon këngë për Berishën poshtë ballkonit, ai nuk i përmend as emrin.”, tha Hoxha.