Kronike
Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, shpallen në kërkim 3 persona – EMRAT
Tre persona janë shpallur në kërkim në lidhje me vdekjen e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, Emiliano Frroku.
Në kërkim janë shpallur Leon Doci, admninistratori i firmës për ndërtimin e pallatit ku po punonte 28-vjeçari, sipërmarrësi i punimeve, Martin Bia dhe drejtuesit teknik të firmës së ndërtimit, Leon Doci.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të papajisur me dokumentacionin e duhur.
Gjithashtu, dyshohet se nuk kishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë ka rënë aksidentalisht, nga lartësia e pallatit, gjatë procesit të punës, 28-vjeçari.
Ndërkaq nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për 44-vjeçar Hariz Hoti, punëtor i firmës së ndërtimit.
“Dy katet e fundit janë legalizuar. Kati i 9-të i është shitur shtetasit kosovar që po kryente punimet. 28 vjeçari ka përdorur vinçin për t’u ngjitur në katin e 9-të Pronari që ka blerë katin e 9-të ka marrë firmë ndërtimi për të kryer punimet. 28-vjeçari ishte kontraktuar nga firma e ndërtimit për të kryer punimet. Firma është e liçesuar, por ka marrë në punë punonjës që nuk i ka siguruar. Ai nuk figuron të asnjë listë të sigurimeve”, raportoi ndër të tjera, gazetari Gjergj Figuri