Bota
OKB: Lufta në Gaza intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re
“Operacionet ushtarake, shkatërrimet, kufizimet e lëvizjeve dhe varfëria, shkaktojnë frikë, pasiguri dhe shqetësim në mesin e refugjatëve palestinezë, thuhet në deklaratën e UNRËA-së.Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRËA) tha se derisa lufta në Rripin e Gazës intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re, transmeton Anadolu.
UNRËA në llogarinë e saj në rrjetin social X bëri një deklaratë lidhur me dhunën në rritje të Izraelit në Bregun Perëndimor nën pushtim ditët e fundit.Më tej thuhet se operacionet ushtarake, shkatërrimet, kufizimet e lëvizjeve dhe varfëria, shkaktojnë frikë, pasiguri dhe shqetësim në mesin e refugjatëve palestinezë.Derisa lufta në Rripin e Gazës intensifikohet, ajo në Bregun Perëndimor po kalon pa u vënë re. Përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve në rajon do të largojë edhe më tej zgjidhjen paqësore, thuhet në deklaratë.
Ushtria izraelite më 21-23 maj ka kryer sulme ndaj qytetit dhe kampit Jenin të Bregut Perëndimor. Në sulme teksa kanë humbur jetën 12 palestinezë, janë plagosur 21 të tjerë dhe se janë shkatërruar plotësisht 7 shtëpi dhe qindra të tjera janë dëmtuar.Që nga 7 tetori i vitit 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj që nga 7 tetori e deri më tani, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 517 palestinezë.