Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se një shtetas rus është gjetur i pajetë në një apartament në Kavajë.
66-vjeçari me iniciale V.U. nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.