Connect with us

Kronike

Ra nga shkallët gjatë punës në rafinerinë e naftës, paraqitet në spital 51-vjeçari

Paraqitet në spitalin e Fierit 51-vjeçari A.Rr. Dyshohet se 51-vjeçari është rrëzuar nga shkallët gjatë punës në rafinerinë e naftës.

Mësohet se 51-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në spitalin e Fierit, është paraqitur për mjekim, shtetasi A. Rr., 51 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar nga shkallët, duke punuar në rafinerinë e naftës, në fshatin Drizë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement