Aktualitet
Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia mësyn drejt tubuesve me ujë me presion
Situata në protestën para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar.
Hedhja e bombave molotovë në drejtim të efektivëve të policisë ka vijuar.
Ndërkohë, një tjetër episod është regjistruar gjatë tubimit, ku një dron i policisë që regjistronte protestën është rrëzuar në zonën e protestës.
Pas rrëzimit të tij, disa protestues janë parë duke vrapuar në drejtim të vendit ku përfundoi pajisja.
Ndërkohë, policia mësyn drejt protestuesve me ujë me presion për t’i shpërndarë.