Connect with us

Kosova

Shefi i EULEX-it me frikë: Hapja e urës së Ibrit mund të ketë implikime serioze

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se hapja e urës së Ibrit që lidh Mitrovicën Jugore me atë të Veriore, duhet të trajtuar në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se hapja e saj “mund të sjellë implikime serioze në siguri”.

“Kjo është diçka që duhet trajtuar në kuadër të dialogut, natyrisht, është një aspekt për të cilin ne jemi të shqetësuar sepse mund të ketë implikime serioze në siguri. Gjithashtu presim që mençuria të përdoret në këtë drejtim” – ka deklaruar Barbano duke theksuar gjithshtu se situata e përgjithshme në Kosovë është e qetë, por e brishtë, veçanërisht në Veri, dhe ka shtuar se ka shqetësime për shfaqjen e vazhdueshme të krizës dhe arsyet e mundshme për tensione.

“Ne vazhdimisht jemi të angazhuar në monitorimin e situatës, parandalimin e krizave të mundshme, dhe duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me aktorët e tjerë në atë që quhet teknikisht, sistemi i sigurisë tre shtresash në Kosovë, ku reaguesi i parë i sigurisë është Policia e Kosovës, reaguesi i dytë i sigurisë është EULEX-i, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, dhe i treti është KFOR-i” – deklaroi Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë.

Teksa komentoi agresionin serb në Banjskë të Zveçanit gjatë vitit të kaluar, Barbano shtoi se pret që Serbia të mbajë përgjegjës ata që kryen agresionin.

“Serbia duhet të bëjë të pamundurën për të parandaluar që një dukuri e tillë të përsëritet. Dhe nëse diçka do të përsëritej, kjo do të thotë se me shumë gjasa, institucioni i sigurisë në Serbi eshte per tu analizuar” – theksoi Giovanni Pietro Barbano

Advertisement