Bota
Vrau të dashurën, rrëfimi i vrasësit: E qëllova dhjetra herë, goditjen ia dhashë në sy
“Ajo vazhdoi të kërkonte ndihmë. Unë i dhashë, nuk e di, nja dhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë goditje me thikë, doja ta godisja në qafë, në shpatulla, në kokë, në fytyrë dhe më pas në krahë”.
Këto janë disa nga pasazhet nga marrja në pyetje e Filippo Turetta-s , i cili masakroi me thikë Giulia Ceçhettin , 22 vjeçe nga Vigonovo (Venecia), e diplomuar në inxhinieri biomjekësore. 22-vjeçarja u vra nga ish i dashuri më 11 Nëntor 2023.
Në burgun e Veronës, përballë prokurorit publik të Venecias, Andrea Petroni, Turetta dëshmoi mbi momentet që i paraprinë vrasjes, duke filluar nga mbrëmja e kaluar në pazar e deri te darka në një qendër tregtare në Marghera, udhëtimi me makinë, dhe ndalesa në një parkim 150 metra larg shtëpisë së Giulia-s.
“Doja t’i bëja një dhuratë, një majmun të vogël përbindësh. Kisha një çantë shpine me vete që përmbante dhurata të tjera: një llambë të vogël, një broshurë me ilustrime për fëmijë. Ajo nuk pranoi ta merrte. Filluam të grindemi. Ajo më tha se isha shumë i varur, shumë i ngjitur pas saj. Ajo donte të vazhdonte, po krijonte marrëdhënie të reja, po ‘ndihej’ me një djalë tjetër”, ka dëshmuar vrasësi.
Pas debatit fillon sulmi.
“Bërtita se nuk ishte e drejtë, se kisha nevojë për të, se do të bëja vetëvrasje. Ajo u përgjigj me vendosmëri se nuk do të kthehej me mua. Ajo doli nga makina duke bërtitur “ti je i çmendur, më lër vetëm’”, dëshmoi Turetta.
“Isha shumë i inatosur. Para se të dilja edhe unë nga makina, mora një thikë nga xhepi i pasmë i sediljes së shoferit. Vrapova pas saj, e kapa nga krahu, duke mbajtur thikën në dorën time të djathtë. Ajo bërtiti ‘ndihmë’. U përkul, thika e goditi në krah, ndërsa ajo po rezistonte, e vendosa në sediljen e pasme.
Filippo Turetta udhëton për rreth katër kilometra, duke filluar nga parkimi i makinave në via Aldo Moro në Vigonovo dhe duke u drejtuar drejt një vendi më të izoluar, që ndodhet në zonën industriale të Fossò.
“Ndërsa ishim në makinë ajo filloi të më thoshte ‘çfarë po bën? A je i çmendur? Më lër të shkoj’. Ajo ishte shtrirë në sedilje, pastaj u ul. Ajo po e prekte kokën. Në fillim vetëm po mendoja në lidhje me drejtimin e makinës, pastaj fillova ta shtyj dhe ta mbaj poshtë me një krah “, vazhdoi Turetta rrëfimin.
“Ndaluam në mes të rrugës, tentova t’i vendos një shirit në gojë, nuk e mbaj mend nëse e hoqi apo i ra vetë se nuk e vendosa si duhet, ajo po mundohej. Ajo doli dhe filloi të vraponte më pas dola edhe unë”,, rrëfen ai.
“Kisha dy thika në veturë, pas sediljes së shoferit, mora njërën dhe e ndoqa nga pas.
Nuk e di nëse e shtyva apo ajo u ndal. Ajo vazhdonte të kërkonte ndihmë. i dhashë, nuk e di, nja dhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë goditje me thikë doja ta godisja në qafë, në shpatulla, në kokë, në fytyrë dhe më pas në krahë”, thotë ai.
Nga autopsia rezulton se janë shkaktuar 75 plagë me thikë, ndërsa vdekja është shkaktuar nga hemorragjia, si nga plagët me thikë ashtu edhe nga goditja në kokë.
” Ajo u mbrojt me krahët e saj ku po e godisja. Goditja e fundit që i dhashë ishte në sy. Giulia ishte sikur të mos ishte më aty. Unë e ngarkova në sediljet e pasme dhe u larguam, rrobat e mia ishin mjaft të pista me gjakun e saj”, ishte rrëfimi i Turettës.
Më pas nisin tentativat për vetëvrasje të djalit, veçanërisht dy: e para përgjatë rrugës për në liqenin e Barcis, ku ai braktis trupin e ish-të dashurës së tij.
“U ndala në një pikë ku nuk kishte shtëpi dhe qëndrova aty për pak kohë. Gjithashtu u përpoqa të mbytem me një qese, por edhe pasi e lidha me shirit nuk munda dhe e grisa në fund”.
Këtu fillon arratisja e djalit dhe përfundon në Gjermani, afër Lajpcigut, pas shtatë ditësh.
“Kisha një pako me patate të skuqura në makinë dhe një kuti të vogël me disa biskota. Nuk bleva kurrë asgjë për të ngrënë. Paratë që kisha i shpenzoja për benzinë. Doja të merrja jetën time me një thikë që kisha blerë, por atje nuk ia dola. Më pas vjen dorëzimi përfundimtar, pasi pashë në internet lajmet për të”.
Pas arrestimit, prokurori akuzoi Filippo Turetta-n për vrasje me dashje të rënduar me paramendim, mizori dhe lidhje emocionale, si dhe krimet e rrëmbimit, fshehjes së kufomës dhe armëmbajtjes.