Connect with us

Rajon

Plas keq/ Dhunoi keq partneren se nuk pranonte ndarjen, e pëson keq gazetari i njohur

 Një gazetar i njohur është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht partneren e tij. Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga ka rënë gazetari i ERT, i cili ka dhunuar partneren e tij, që njëkohësisht është edhe kolege e tij, pasi ushtrojnë të njëjtin profesion.

E reja ka shkuar në komisariat, ku ka denoncuar edhe dhunën fizike dhe psikologjike. Gazetari, i cili u arrestua në zonën e Pireut, dyshohet se ka rrahur ashpër partneren e tij në orët e para të së hënës, kur ajo i ka thënë të ndahen.

Reagimi i tij ishte i dhunshëm dhe ai filloi ta godiste me grusht në fytyrë. Gruaja ka lëndime të rënda, frakturë në fytyrë dhe ka bërë padi në Departamentin për Ballafaqim me Dhunën në Familje në Omonia. Gruaja fillimisht ka shkuar në spital dhe prej andej, pasi ka marrë një vërtetim për plagët e saj, ka shkuar në repartin në Omonia dhe ka bërë padi.

Sapo u bë e ditur ngjarja, drejtuesit e ERT-së nisën procesin për pezullimin e tij nga detyra. Gazetari, emri i të cilit nuk dihet ende, pritet të dalë para prokurorit mëngjesin e së mërkurës.

“Sapo ERT u informua për një incident të dhunës në familje nga një punonjës me kontratë në ERT ndaj partnerit të tij, gjithashtu punonjës me kontratë në kompani, i pezulloi kontratën autorit të dyshuar deri në zbardhjen e çështjes dhe vendosjen e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ERT.

Advertisement