Aktualitet
Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës
Një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve. NTV.AL ka mësuar nga burime konfidenciale se bëhet fjalë për rreth 20 masa sigurie. Një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme. Operacioni lidhet me kompani guacka të lidhura me inceneratorin e Tiranës.
SPAK ende nuk ka një informacion të bërë publik. Sipas burimeve ende pa të konfirmuara, masa sigurie janë marrë edhe për dy figura të lidhura me median, për të cilët është marrë arrest në shtëpi.
Kujtojmë që më datë 12 qershor me urdhër të SPAK u zhvilluan kontrolle në disa banesa lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet, ndërsa në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie.