Politike
Festë në Partinë Demokratike/ Berishës nuk i hiqet mandati, Bardhi i lumtur
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka folur lidhur me deklaratën e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, për mandatin e deputetit Sali Berisha. Bardhi tha se “Kryetarja e Kuvedit lexoi drejt Kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha”. Ai u shpreh se strukturat ligjore të Kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye.
“Sot Kryetarja e Kuvedit, lexoj drejt kushtetuten sa i perket mandatit te kreut te opozites Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argunentuan se Sali Berishes nuk i nderpritet mandati pasi mungesa e tij ne kuvend nuk eshte pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve te sponsorizuara nga segmenete te mazhorances. Ne kerkuam qe zotit Berisha, ne perpithje me kushtetuten ti krijohet mindesia qe te ushtroj te plote mandatin e deputetit duke marre pjese me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, tha Bardhi.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Nikolla i dha fund dilemave përsa i takon mandatit të deputetit p[ër kreun demokrat, i cili prej 6 muajsh mungon në punimet parlamentare. Por Nikolla u shpreh se mandati i deputetit nuk i humbet, përderisa ai është nën masën e sigurisë, pra kemi të bëjmë me mungesa të arsyeshme.
Berisha akuzohet për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi të cilët i kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.