Connect with us

Aktualitet

Biseda makabre mes mjekëve/ Publikimi i përgjimeve, si u vendosej çmim jetës së pacientëve

Del në dritë një tjetër përgjim, ku bisedojnë dy mjekë të Onkologjikut.

Mjekët flasin për një operacion, të cilin e kthejnë sikur të ishte një treg i gjësë së gjallë. Ata dëgjohen në bisedë se i kanë thënë një pacienti që operacioni bën 5 milionë, por se për të e bëjnë operacionin për 4 milionë lekë.

Pjesë nga përgjimi i mjekëve:

Emiljano: Po si i merrni lekët ju atij?

Edmond Gashi: Qesh dhe i thotë nuk di gjë, jam në sallë.

Emiljano: Nuk bëhet kështu, se është e dyta herë që më nxirrni keq mua.

Edmond Gashi: Do e kontrollojmë, ai është për operacion.

Emiljano: Po unë i thashë është vizita falas.

Edmond Gashi: Do e rregullojmë. Do e rregullojë doktori thuaj, do të fusi në operacion.

Emiljano: E futja kot sa keq më nxirrni.

Në datën 12.02.2024 në orën 19:16 minuta, e telefonon numrin e telefonit 06954******* dhe i thotë:

Emiljano: Më tha të kërkoj ndjesë. Do ia bëj minus tek operacionet se harrova.

Nr telefonit: Emiljano, a e kishte operacionin 5 milionë, por për ju e bëj 4 na tha.

Emiljano: Shumë e ka por ti hajde të mërkurën dhe e flasim.

Advertisement