Connect with us

Kronike

3 vetëvrasje gjatë 24 orëve në Korçë, flet psikiatrja: Ja cilët faktorë kanë ndikuar

3 vetëvrasje brenda 24 orëve janë regjistruar në qytetin e Korçës. Vendimin fatal për t’i dhënë fund jetës e kanë marrë gra të ndodhura në situata të vështira ekonomike apo gjendje të rënduar psikologjike, të cilat sipas të dhënave zyrtare nuk kishin kërkuar ndihmën e specialistit.

Rritja e numrit të vetëvrasjeve u atribuohet me se shpeshti faktorëve ekonomikë dhe socialë.

Specialistët bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm. Dje një 67-vjeçare ndërmori aktin ekstrem ne qytetin juglindor. Një ditë më parë një 49 vjeçare i vuri flakën vetes në shtëpi ndërsa ndërsa një 62-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

 

Advertisement