Connect with us

Aktualitet

“Aldo Bare ndryshoi rregullat e lojës”, gazetarja tregon si ndryshoi krimi nga polici i FNSH pasi i vranë vëllanë

Gazetarja Klodiana Lala tregoi për krijimin e grupeve të para kriminale në vend. Lala foli për Aldo Baren, që ishte i pari qe krijoi një grup të strukturuar kriminal, që nga oficer policie u kthye në kriminel pasi i vranë vëllanë.

Do të ndalem te tre etapa kryesore sesi është zhvilluar krimi në Shqipëri. Të fortët pushtuan territore të caktuara me lidhje klanore ose miqësore. Kishim mitin e të fortit, tipologjinë e Gaz Muçës që lëvizte me kalë në mes të Tiranës, Nehat Kulla e konsideronte veten si gjeneral dhe mund të merrte peng edhe gazetarët. Por lëvizjet e tyre mbetën aty, me vrasjen e tyre. Filluan të krijohen grupet e para që unë i lidh me ngjarjet e Tropojës.

Historia e grupeve të mirëfillta kriminale fillon me Aldo Baren, ishte një ish oficer i forcave speciale. Hyri në kriminalitet sepse i vranë vëllanë dhe arriti të shkonte në terror dhe të kishte lidhje politike. Privatizoi dhe prona publike, vendosi diktatin e tij të plotë. Fjala e Aldo Bares ishte urdhër i padiskutueshëm.”-tregoi gazetarja.

Advertisement